Sport

Flokët e gjata të Cucurellas, temë diskutimi në Angli, pas tërheqjes në derbin ndaj Tottenham: "Nuk do t'i pres kurrë!"...

Mbrojtësi i Chelseas pësoi një tërheqje flokësh nga Cristian Romero, që përfundoi duke qenë vendimtar në barazimin 2-2 midis Tottenham dhe Chelsea.

18 Gusht 2022, 11:24 Nga DOSJA

Flokët e gjata të Cucurellas, temë diskutimi në Angli, pas

ANGLI - Marc Cucurella, një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit pas transferimit të tij prej 68 milionë eurosh nga Brighton te Chelsea, ka bërë bujë në Premier League për flokët e tij të gjatë. Cristian Romero e kapi dhe e tërhoqi për flokësh Cucurellan, gjatë derbit të nxehtë të Londrës, mes Tottenham dhe Chelsea, ndeshje që përfundoi 2-2.

Cucurella beson se Romero duhet të ishte përjashtuar nga ndeshja, një mendim që u mbështet indirekt edhe nga trajneri i tij Thomas Tuchel: "Që kur lejohet të shkulësh flokët e kundërshtarit?". "Videoja është shumë e qartë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me arbitrin. Më goditi në këmbë, më tërhoqi nga flokët... Por arbitri nuk e kuptoi. Është një gabim i arbitrit apo gabim VAR-it",- tha Cucurella.

Tërheqja e flokëve të mbrojtësit të Chelseas ishte vendimtare, Cristian Romero nuk u ndëshkua me karton të kuq, dhe menjëherë gjatë këtij aksioni Harry Keane ndërhyri me kokë dhe barazoi rezultatin në 2-2 për Tottenham. Anësori spanjoll donte ta bënte të qartë, se nuk mbante mëri ndaj Cristian Romeros për tërheqjen e flokëve: "Ishte një luftë në fushë. Kam folur me të pas ndeshjes dhe nuk kam asnjë problem me të. Ishte thjesht një aksion në lojë, por një veprim i rëndësishëm, pasi ndoshta ka ndryshuar rezultatin përfundimtar”.

Gazeta 'The Sun' publikon, se sipas Cucurellas, hera e fundit që i kanë shkulur flokët ka qenë në një lojë për fëmijë kur ai ishte 12 vjeç. "Është e çuditshme, mbaj mend vetëm një herë tjetër, që një lojtar e bëri këtë. Unë isha shumë i ri, isha 12 vjeç, por kurrë nuk kam pasur një episod tjetër të tillë që atëherë,"- shpjegon ish-lojtari i Barcelonës, i Eibarit, Getafes dhe Brightonit.

Cucurella, i cili pranoi se tërheqja e flokëve të Cristian Romeros e lëndoi atë, e bëri të qartë, se ai “kurrë nuk do t'i presë flokët. Ky është stili im."

Flokët e gjata të Cucurellas, temë diskutimi në Angli, pas

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll