Sport

Zbulohen mesazhet kërcënuese, Ryan Giggs qau gjatë gjyqit për keqtrajtim të ish-partneres së tij Kate Greville…

"Kurrë nuk kam arritur të dua dikë tjetër si unë të dua", ose "Të urrej për atë që më ke bërë. Të urrej. Të urrej, urrej",- janë disa nga emailet që ish-futbollisti, i kishte dërguar ish-partneres të tij dhe që u lexuan në gjykatë, pasi ajo i kishte bllokuar WhatsApp-in.

18 Gusht 2022, 12:08 Nga DOSJA

Zbulohen mesazhet kërcënuese, Ryan Giggs qau gjatë gjyqit

ANGLI - Ish-futbollisti i Mançester Junajtid shpërtheu në lot, teksa kujtoi para gjykatës kur u arrestua nga policia dhe u mbyll një natë në një qeli, në stacionin policor Pendleton në Salford, pas ankesës për keqtrajtim që ish të dashurës së tij. "Isha i frikësuar. Nuk kam qenë kurrë në atë pozicion më parë, aq i frikësuar. Ishte përvoja më e keqe e jetës sime,"- tha Giggs për natën që kaloi në burg.

"Kurrë nuk kam arritur të dua dikë tjetër si unë të dua", "ti je personi me të cilin kam pasur më shumë lidhje", "këto nuk janë thjesht premtime të rreme", "apo jam serioz, tani ndalo të jesh fëmijë dhe më thirr të lutem", "Jam kaq i çmendur tani, kam frikë se mund të bëj gjithçka", ose "Të urrej për atë që më ke bërë. Të urrej. Të urrej, urrej",- janë disa nga emailet që Giggs, i kishte dërguar ish-partneres të tij dhe që u lexuan në gjykatë, pasi Kate Greville i bllokoi ish-futbollistit WhatsApp-in.

Kate Greville, gjithashtu e përshkroi mbylljen e saj me Giggs gjatë pandemisë së koronavirusit "si ferr". "Më bëri të ndihesha budallaqe,"- tha Kate Greville, e cila tha se Giggs madje thirri në një "takim" familjen e saj për të diskutuar se si duhet të përgatitej lavastovilja, pasi atij nuk i pëlqente ku i vendoste lugët e pastrimit dhe kërkoi që të gjitha ishin vendosur në të njëjtin drejtim. "Më duhej ta bëja pikërisht ashtu siç donte ai. Ky është vetëm një shembull nga shumë," tha ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll