Sport

Barcelona dhe PSG në garë për Bernardo Silvën, por City nuk ka plane ta shesë atë...

Propozimi i parizienëve mbi 70 milionë euro, konsiderohet shumë i ulët për portugezin nga skuadra e Guardiolës.

18 Gusht 2022, 14:30 Nga DOSJA
Barcelona dhe PSG në garë për Bernardo Silvën, por City nuk

ANGLI - Manchester City, shkruan edicioni i sotëm i ‘The Times’, nuk ka ndërmend të humbasë Bernardo Silvën lehtë. Te playmakeri portugez, përveç interesimit të njohur të Barcelonës, janë zbuluar edhe ambiciet e PSG-së: propozimi i parizienëve mbi 70 milionë euro konsiderohet shumë i ulët nga skuadra e Guardiolës. 

Megjithatë, deri më tani, as lojtari dhe as shoqëruesit e tij, nuk kanë kërkuar transferimin te drejtuesit e klubit britanik. Gjithsesi trajneri spanjol pret që tregu të përfundojë me ardhjen e mbrojtësit të krahut Gomez. Megjithatë, në rast të lamtumirës së Silvas, është normale të mendohet se Manchester City është i detyruar të ndërhyjë për ta zëvendësuar atë. Sidoqoftë, aktualisht mendohet se kampionët e Anglisë, nuk duan të ndahen playmakerin portugez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll