Sport

VIDEO/ Goli i shkëlqyer volej i ish-mbrojtësit të Juventusit, që 'shpëtoi' Toronton...

Domenico Criscito, një mbrojtës 35-vjeçar italian, i siguroi një pikë Toronto FC, në një ndeshje në të cilën edhe Federico Bernardeschi shënoi një gol me penallti.

18 Gusht 2022, 12:32 Nga DOSJA

VIDEO/ Goli i shkëlqyer volej i ish-mbrojtësit të Juventusit,

SHBA - Legjioni italian i futbollistëve të Serisë A, po arrin sukses edhe në MLS. Giorgio Chiellini, Federico Bernardeschi dhe Lorenzo Insigne, zbarkuan gjatë kësaj vere në ligën e futbollit amerikan. 

Protagonisti tjetër transalpin, i cili ka shpëtuar edhe skuadrën e tij me një gol të mrekullueshëm, ka ndjekur hapat e bashkatdhetarëve. Domenico Criscito, një qendërmbrojtës 35-vjeçar, kaloi nga Genoa te skuadra e MLS-së, Toronto. Tani në qytetin kanadez, ata kanë filluar të flasin italisht.

Bernardeschi dhe Insigne janë yjet e mëdhenj, por nuk janë të vetmit që shënojnë gola të mëdhenj. Dhe pikërisht në ndeshjen mes Torontos dhe New England, Criscito shpëtoi skuadrën e tij nga humbja me një gol spektakolar të realizuar me një goditje volej.

Qendërmbrojtësi italian, dikur i Juventusit dhe Zenit në Shën Petersburg, godit një top në buzë të zonës. Pa u menduar asnjë sekondë dhe para se topi të prekte barin. Portieri Petroviç nuk mund të reagonte, pasi topi përfundoi pranë këndit të shtyllës dhe drejtë e një rrjetë.

Toronto barazoi 2-2 me New England, në një ndeshje në të cilën kanadezët kaluan përpara me goditjen e penalltisë së Federico Bernardeschi. Vizitorët e kthyen rezultatin me golat e Thomas McNamara pak para pjesës së parë dhe Justin Rennicks, menjëherë pas rifillimit. Më në fund, në minutën e 75-të, Criscito mbylli ndeshjen duke shënuar golin e mrekullueshëm që do të thoshte një pikë për ekipin e tij në fund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll