Çfarë po ndodh me legjendën e boksit? Mike Tyson përfundon në karrige me rrota: “Data ime po afron shpejt…”
SHBA- Si është Mike Tyson? Imazhet e fundit të 56-vjeçarit kanë trembur jo pak fansat. Tyson në fakt u fotografua në nj&e...
Si asnjëherë më pare, një përballje të dy skuadrave shqiptar, do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në ‘play-off’-in e Conference League

MAQEDONI E VERIUT - Në “Arena Todor Proeski”, mbrëmjen sotme përballet Shkupi, ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkani i Kosovës. Kampionët e Maqedonisë së Veriut, ashtu si edhe ata të Kosovës, për herë të parë kanë shansin për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve, të një kompeticioni europian të përmasave të tilla.
Për këtë arsye pritet një derbi i zjarrtë, në një sfidë ku nuk mungojnë edhe protagonistë të njohur të kampionatit shqiptar, sidomos te Ballkani, duke nisur nga Ilir Daja, që pas titullit kampion në Kosovë, kërkon të përsërisë një arritje si ajo me Skënderbeun, ku shkoi deri në grupet e Europa League. Përveç trajnerit kryeqytetas, në radhët e Ballkanit militojnë dhe Stivi Frashëri, Nazmi Gripshi dhe Rustem Hoxha, teksa së fundmi kanë marrë dhe ishin e Laçit, Zarubica.
Shkupi ndërkohë, e etiketuar si skuadra nga Çairi, është krenaria e ‘Shvercerave’, një prej tifo-grupeve gjithmonë prezent edhe në sfidat e Kombëtares kuqezi, me prani të ndjeshme në vendin tonë edhe falë marrëdhënieve vëllazërore me ‘Tirona Fanatiks’. Sa i përket ecurisë së kësaj vere, Shkupi vjen në këtë fazë pasi u eliminua në Europa League përballë irlandezëve të Shamrock Rovers, teksa më parë në Champions nuk mundën të kalonin as Dinamon e Zagrebit.
Për bardhekaltërit nga Cairi, është një motiv më shumë për të gjetur frymëzimin ekstra për një arritje madhore. Po kaq të motivuar janë edhe te Ballkani, ku kualifikimi edhe pse dramatik nga pika e bardhë e 11-metërshave ndaj Klasvijk në Ishujt Faroe, rrit edhe më shumë entuziazmin përpara sfidës më të rëndësishme të sezonit.
Interesant është fakti se Shkupi dhe Ballkani u përballën këtë verë edhe në një miqësore në mesin e qershorit, takim ku triumfoi skuadra e Ilir Dajës me rezultatin 2-0, por gjithsesi këtë herë gjërat janë ndryshe, pasi ka kaq shumë në lojë dhe kjo është një sfidë e tëra e hapur. Një takim me historinë, i gjithi për t’u shijuar në ekranin e SuperSport.

B.T (Dosja.al)
SHBA- Si është Mike Tyson? Imazhet e fundit të 56-vjeçarit kanë trembur jo pak fansat. Tyson në fakt u fotografua në nj&e...
TIRANE - Në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dh&eu...
Zhang Jindong ITALI- Suning ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron të shesë klubin e Interit, por kushtet nuk mund ta përj...
SHBA - Legjioni italian i futbollistëve të Serisë A, po arrin sukses edhe në MLS. Giorgio Chiellini, Federico Bernardeschi dhe L...
ANGLI - Ish-futbollisti i Mançester Junajtid shpërtheu në lot, teksa kujtoi para gjykatës kur u arrestua nga policia dhe u mby...
ANGLI - Marc Cucurella, një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit pas transferimit të tij prej ...
GJERMANI - Atletja e shquar shqiptare Luiza Gega, së fundmi kampione e Mesdheut, ka shkëlqyer mëngjesin e sotëm në bateritë e ga...
SPANJE - Gerard Pique dhe Sergio Busquets janë në “gadishmëri” dhe marrëveshja dy javë para mbylljes s&eum...
ITALI - Sulmuesit suedez të Milanit, në aparencë nuk duket se i intereson shumë që Seria A tashmë ka startuar dhe është...
ANGLI - Në lajmin se familja Glazer, e cila zotëron Manchester United, është e gatshme të shesë një pjesë të...