Sport

Suning i detyruar të braktisë Interin, lajmi që vjen nga Italia: "Goldman Sachs në sulm për aksionet e klubit?"

Suning ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron të shesë klubin e Interit, por kushtet nuk mund ta përjashtojnë këtë hipotezë në planin afatmesëm dhe afatgjatë

18 Gusht 2022, 12:41 Nga DOSJA
Suning i detyruar të braktisë Interin, lajmi që vjen nga Italia:
Zhang Jindong

ITALI- Suning ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron të shesë klubin e Interit, por kushtet nuk mund ta përjashtojnë këtë hipotezë në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Në orët e fundit ka dalë një lajm i rëndësishëm:  “Në shitje, prej disa ditësh – shkruan Il Sole 24 Ore – flitet për një interesim të bankës amerikane Goldman Sachs, e cila është gati të dërgojë një investitor potencial.

Ndërkohë nga Londra ka zëra se kreditori Oaktree, nuk dëshiron të mbajë aksionet e Interit, nëse Zhang largohet nga kryesia. Në këtë pikë e vetmja kartë në dispozicion të Zhang, për të shlyer borxhet, është shitja e ardhshme e ekipit."Interi në fakt, sipas një analize të Calcio & Finanza, ka 400 milionë euro borxh financiar neto, kostot e interesit të të cilit janë rreth 40 milionë në vit. Plani do të ishte reduktimi i humbjeve: bilanci i sezonit të kaluar u mbyll me një humbje prej rreth 140 milionë euro, një përmirësim në krahasim me 245 milionë një vit më parë.

Dallimi lidhet kryesisht me operacionet Lukaku-Hakimi, por është e qartë se shitjet në këto lloj niveli  nuk janë të mundshme çdo vit. Skuadra e Primaveras është një thesar për Interin, mbi 160 milionë euro në 5 vitet e fundit. Një zgjidhje që mund të kufizojë dëmin, por nuk e rregullon atë. Megjithëse presidenti Steven Zhang vazhdon të argumentojë se ai nuk dëshiron të shesë klubin.

E.Ç (Dosja.al)

 

grupi suning inter zhang

Sondazh

Poll