Sport

LeBron James “noton” në para, rinovimi me Lakers e bën atë basketbollistin më të paguar në NBA

Lebron James. LBJ. Fëmija nga Akron, Mbreti James ose i Zgjedhur. Këto janë pseudonimet që kanë shënuar talentin e tij

18 Gusht 2022, 13:10 Nga DOSJA

LeBron James “noton” në para, rinovimi me Lakers e bën

SHBA- Lebron James. LBJ. Fëmija nga Akron, Mbreti James ose i Zgjedhur. Këto janë pseudonimet që kanë shënuar talentin e tij, por basketbollisti tani ka edhe një pseudonim tjetër: lojtari më i paguar ndonjëherë. Lebron James do të veshë edhe për dy sezone fanellën e Lakers.

37-vjeçari do të ‘notojë’ në para për shkak të 97.1 milionë dollarëve që do të hyjnë në xhepin e tij gjatë dy viteve të ardhshme. Rregullat e NBA-së nuk lejojnë lojtarët e moshës 38 vjeç e lart të firmosin një zgjatje të kontratës 2-vjeçar.

Klubi dhe basketbollisti kanë gjetur vullnetin për të vazhduar së bashku. Me marrëveshjen e re ai arrin shumën prej 532 milionë dollarësh në kontrata karriere, duke e bërë atë lojtarin më të paguar ndonjëherë.

E.Ç (Dosja.al)

lebron james nba lakers

Sondazh

Poll