Aktualitet

DETAJE nga vrasja/ Autorët po i ndiqnin këmba këmbës, qëllohen 60 plumba drejt mjetit 'Benz'

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit.

18 Gusht 2022, 10:31 Nga A.B
DETAJE nga vrasja/ Autorët po i ndiqnin këmba këmbës,
Vendi i ngjarjes

VLORË- Atentati i kryer mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë ishte i mirëorganizuar dhe është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash, mbi 60 të plumba kallashnikovi.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit. Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të Levanit është gjetur dhe një mjet i djegur, që dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Pritet që të sekuestrohen disa kamera sigurie, pasi dyshohet se autorët e kanë ndjekur mjetin e viktimave për një itinerar të gjatë.

vrasje e dyfishte ne vlore shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll