Aktualitet

'Më kollaj gjen kokainë në treg se antibiotikë', Manjani: Qeveria po ndalon barnat që përdoren në perëndim

Manjani ka denoncuar mos lejimin e disa barnave në Shqipëri.

18 Gusht 2022, 10:52 Nga DOSJA
'Më kollaj gjen kokainë në treg se antibiotikë',
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka denoncuar shitjen e barnave. Sipas tij, qeveria nuk po lejon që të përdoret në farmacitë shqiptare barnat të cilat janë në përdorim në BE dhe Amerikë. Po ashtu, ai shton se në tregun tonë gjen më kollaj kokainë se antibiotikë që prodhohen në perëndim. 

POSTIMI:

Krimet kundër njerëzve nuk bëhen më si dikur me armë zjarri. Mjafton të mos lejosh përdorimin e barnave që regjistrohen e përdoren në BE apo Amerikë dhe ja arrin qëllimit. Jo menjëherë por ashtu, dalëngadalë. Nga pak e për ditë. Po çfarë katil-qeverie është kjo more që bën çdo gjë të ndalojë barnat që përdor perëndimi nëpër farmaci?! Po çfarë kancer-politike është kjo more që më kollaj gjen kokainë në.treg sesa antibiotikë që prodhon e përdor perëndimi?! Pse more zuzarë barnat që blejmë në çdo fshat të humbur të Greqisë,Austrisë e kudo në Europë bëjnë derman menjëherë, ndërsa ato që blihen në mes të Tiranës, për të njëjtin çmim, nuk bëjnë efekt!?
Po çfarë maskarenj-pushtetarë janë këta që për vete i marrin barnat në Europë, kurse popullsinë e vrasin me barna fallso, pa din e pa iman?! Po çfarë xhelatë-zyrtarë janë këta që quajnë kondrabandë përpjekjen për të sjellë ilace nga europa për derman njerzor?! Po pse more kaq e vështirë qenka ti hidhni në kosh të gjitha shpikjet e politikës vrastare të regjistrimit e tregëtimit të barnave?!

Çfarë regjistrimi i bëni ju barnave që i prodhojnë e provojnë njerëzia në perëndim, o kriminelë!? Çështja e barnave nuk është më punë korrupsioni jo! Është krim kundër njerëzimit! ****Halli na ka bërë të merremi me këtë gjë prej vitesh. Çdo vit e më keq ka shkuar kjo punë. E kemi provuar në lëkurë. Farmacistët mbledhin supet dhe rrudhen me keqardhje kur thonë "ska", "është zhdukur nga qarkullimi".... Mjekët gjithashtu... Ahhhh..!

ylli manjani

Sondazh

Poll