Aktualitet

VIDEO/ Brenda u gjetën 3 kallashnikovë, pamjet nga vendi ku u dogj makina e atentatorëve në Vlorë

Flakët janë shuar dhe brenda mjetit janë gjetur 3 kallashnikovë.

18 Gusht 2022, 10:38 Nga F.M
VIDEO/ Brenda u gjetën 3 kallashnikovë, pamjet nga vendi ku u dogj
Makina e atentatorëve, e djegur

VLORË- Dosja.al ju sjell pamjet nga vendi ku autorët e vrasjes së dyfishtë që ndodhi këtë mëngjes në Vlorë, dogjën mjetin e përdorur në krim. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrfikësja. Flakët janë shuar dhe brenda mjetit janë gjetur 3 kallashnikovë me të cilin mendohet të jenë vrarë dy personat.

Dy viktimat dhe personi që mbeti i plagosur po udhëtonin në mjetin e llojit ‘Mercedez Benz’ dhe u qëlluan nga pas me breshëri plumbash. Mjeti i viktimave humbi kontrollin si pasojë e të shtënave dhe ra në kanal.

vrasje e dyfishte ne vlore shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll