Aktualitet

Grabitet makina e ministrit të Kosovës, hajduti kapet në kufi me Shqipërinë brenda 'Audi'-t

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” është ndalur makina zyrtare e ministrit Liburn Aliu. Mjeti është ndaluar në orën 04:30.

17 Gusht 2022, 16:49 Nga F.M
Grabitet makina e ministrit të Kosovës, hajduti kapet në kufi me
Liburn Aliu, ministri i Infrastrukturës në Kosovë

KOSOVË- Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, i është grabitur makina zyrtare e 'Audi', tip 'A3'. Demokracia shkruan se ngjarja ka ndodhur një natë më parë, por denoncimi për grabitjen e mjetit është bërë këtë mëngjes nga shoferi i ministrit Aliu. P. Th., ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar veturën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare '3Z-184-13', në parkingun e kësaj ministrie. 

Vetë ministri Aliu ka menduar t'ia lërë organeve kompetente në dorë këtë çështje, por Policia e Kosovës e ka thirrur për ta marrë në pyetje. Pas marrjes në pyetje, Aliu është kthyer në shtëpinë e tij, ndërsa përgjegjësi për makinat e Ministrisë së Insfrastrukturës në Kosovës, B. C., ka marrë një telefonatë.

Grabitet makina e ministrit të Kosovës, hajduti kapet në kufi me
Dokumenti

Ka qenë Policia e Kosovës që e ka njoftuar se në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” është ndalur makina zyrtare e ministrit Liburn Aliu. Mjeti është ndaluar në orën 04:30, pas dyshimeve se personi që ndodhej në timon, nuk kishte lidhje me zyrtarin. Ai është Bastri Sadriu i lindur më 14.05.1979, me adresë banimi në Obiliq. Në momentin që është ndaluar, ai ka pasur edhe një kaçavidë në njërin xhep.

Po ashtu se dyshohet që brenda veturës janë gjetur dokumente e materiale të procedurave të prokurimit të ministrisë së Infrastrukturës. I riu e ka pranuar vjedhjen e mjetit të ministrit Aliu.

 

liburn aliu grabitet makina e ministrit aliu

Sondazh

Poll