Aktualitet

Dhunuan policinë/ Arrestohet 32-vjeçari, vihet nën hetim në gjendje të lirë e dashura e tij në Vlorë

Ditën e djeshme u bënë publike në media pamjet e momentit të arrestimit dhe të kundërshtimit që u bë nga partnerja e personit që po ndalohej.

17 Gusht 2022, 14:05 Nga A.B
Dhunuan policinë/ Arrestohet 32-vjeçari, vihet nën hetim
Momenti i arrestimit

VLORË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e një të riu në zonën e Lungomares. Ditën e djeshme u bënë publike në media pamjet e momentit të arrestimit dhe të kundërshtimit që u bë nga partnerja e personit që po ndalohej. Policia njofton se u arrestua në flagrancë personi me inicialet Sh. A., 32 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. U., 31 vjeçe, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë shtetasja që e shoqëronte. Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, gjatë patrullimit në sektor, në bulevardin "Ismail Qemali", kanë konstatuar një automjet tip "Kia", drejtuesi i të cilit kreu parakalim të gabuar, duke shkelur normat e Kodit Rrugor. Menjëherë pas evidentimit, është bërë ndalimi i tij, për të vijuar me tej me verifikimet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor. Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. A., së bashku me shtetasen K. U., e cila e shoqëronte, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.   Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. A., 32 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. U., 31 vjeçe, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll