Aktualitet

Prokurori i SPAK dhe hetuesit e BKH në Uashington, ambasada: Me investiguesit e nivelit të lartë për korrupsionin publik

Ambasada amerikane në Tiranë shkruan në një postim në rrjetet sociale se ishin Komisioneri dhe Zv. Komisioneri i Zyrës së Integritetit Publik (ish investigues për korrupsionin publik dhe krimin e organizuar i FBI-së) nga Departamenti i Policisë së Baltimorës që i mirëpritën prokurorin e SPAK-ut dhe grupin e hetuesve të BKH.

17 Gusht 2022, 14:35 Nga e.k
Prokurori i SPAK dhe hetuesit e BKH në Uashington, ambasada: Me
Prokurori i SPAK gjatë vizitës në SHBA

TIRANË- Një prokuror i SPAK-ut dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit javën e kaluar, u takuan në Uashington D.C. me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Administrata për Luftën Ndaj Narkotikëve (DEA), Qendra për Koordinim dhe Analizë e Maryland, dhe Departamenti i Policisë së Baltimorës (BPD).

Ambasada amerikane në Tiranë shkruan në një postim në rrjetet sociale se ishin Komisioneri dhe Zv. Komisioneri i Zyrës së Integritetit Publik (ish investigues për korrupsionin publik dhe krimin e organizuar i FBI-së) nga Departamenti i Policisë së Baltimorës që i mirëpritën prokurorin e SPAK-ut dhe grupin e hetuesve të BKH.

"Këtë javë, grupi është në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u trajnuar dhe ndarë përvojat me agjentët dhe ekspertët nga agjencia më e madhe e ligjzbatimit në botë. Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme. Vizitat e këtij muaji nisën më 3 gusht, me takime të nivelit ekzekutiv mes agjencive ndërinstitucionale të Shteteve të Bashkuara dhe Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së në SPAK", thuhet në njoftimin e ambasadës.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE

ambasada amerikane

Sondazh

Poll