Aktualitet

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i Policisë në Tiranë

Polici i identifikuar me inicialet K.D u ndalua në rrugën "Sulejman Delvina" ne kryeqytet pasi po drejtonte makinën e markës tip ":Mercedez Benz" në gjendje të dehur.

17 Gusht 2022, 14:24 Nga e.k
Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi
Foto ilustruese

TIRANË- Një punonjës policie me detyrë Specialist në sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore, është arretuar pasi u konstatua që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Polici i identifikuar me inicialet K.D u ndalua në rrugën "Sulejman Delvina" ne kryeqytet pasi po drejtonte makinën e markës tip ":Mercedez Benz" në gjendje të dehur.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se mbi punonjësin e policisë rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprimet e mëtejshme.

 

policia e tiranes

Sondazh

Poll