Aktualitet

Doli me kallashnikov nga ‘Toyota’ e blinduar, LËVIZJET e 'ortakes' së Sherrnikut pasi pa policinë

Ajo ka tentuar që t’i fshehë municionet, por është kapur në kohë nga efektivët.

17 Gusht 2022, 14:21 Nga F.M
Doli me kallashnikov nga ‘Toyota’ e blinduar, LËVIZJET e
Nikoll Sherrniku, 'Toyota' e blinduar, kallashnikovi e radiot

LEZHË- Flutura Berisha, 34-vjeçarja që u vu në pranga pasi bashkë me Nikoll Sherrnikun ishte nisur të kryente një vrasje në Shëngjin, ka qenë personi që ka mbajtur ‘përsipër’ municionet. Në momentin që ka parë policinë e Shtetit, e reja ka dalë nga mjet i blinduar me xhama të zinj, i llojit ‘Toyota’. Ajo ka marrë kallashnikovin dhe çantën ku mbante dy radio-marrëse si ato të Policisë së Shtetit.

Ajo ka tentuar që t’i fshehë municionet, por është kapur në kohë nga efektivët. Kallshnikovi e radiot janë gjetur e sekuestruar gjithashtu. E reja u prangos bashkë me Nikoll Sherrnikun, 28 vjeç, këtë mesditë.

Nikoll Sherrniku, një emër i njohur për Policinë e Shtetit ishte zyrtarisht në masën ‘arrest shtëpie’, sepse u vu në pranga si i i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020. Por, më vonë u lirua dhe u la në ‘arrest shtëpie’, masë të cilën e theu poër të udhëtuar sot drejt Shëngjinit. Gjithsesi, nuk dihet ende se kush ka qenë shënjestra e këtij atentati. Pritet të zbardhen dëshmitë e të arrestuarve mbi qëllimin e rrugëtimit të tyre.

flutura berisha nikoll sherrniku parandalohet atentati ne shengjin

Sondazh

Poll