Aktualitet

Tritan Kalo ndan foto nga plazhi publik në Kanada: Bukuritë u përkasin të gjithëve, dhe jo vetëm ish-brekëgrisurve

Mjeku i njohur shkruan se babëzia 30-vjeçare e qeverive ia kja dhënë të gjithë hapësirat privatit ose ashtu siç i quan ai, pushtuesve.

17 Gusht 2022, 16:33 Nga e.k
Tritan Kalo ndan foto nga plazhi publik në Kanada: Bukuritë u
Tritan Kalo

TIRANË- Mjeku i njohur, Tritan Kalo me anë të një postimi në Facebook ka komentuar gjendjen e plazheve në vend. Kalo ka postuar disa foto nga një plazh në Kanada dhe shkruan se plazhet publike janë pikërisht arsyeja e këtij postimi.

Mjeku i njohur shkruan se babëzia 30-vjeçare e qeverive ia ka dhënë të gjithë hapësirat privatit ose ashtu siç i quan ai, pushtuesve.

"Në cilin model të menaxhimit të bregut të detit/oqeanit/liqenit apo lumit janë bazuar myteberët qeverisës së DEMON-KRACISË tashmë mbi 30 vjeçare në Shqipëri, që i lanë në duart e privatëve (më saktë të pushtuesve) menaxhimin e rërës së vijës sonë bregdetar", shkruan Kalo.

POSTIMI I MJEKUT TRITAN KALO

tritan kalo

Sondazh

Poll