Sport

U godit me kokë nga Nunez, mbrojtësi i Crystal Palace publikon mesazhet kërcënuese të tifozëve të Liverpool

Mbrojtësi i Crystal Palace, Joachim Andersen është shprehur se ka marrë 400 mesazhe kërcënuese në Instagram pas ndeshjes ndaj Liverpool.

16 Gusht 2022, 19:24 Nga DOSJA

U godit me kokë nga Nunez, mbrojtësi i Crystal Palace publikon

ANGLI- Mbrojtësi i Crystal Palace, Joachim Andersen është shprehur se ka marrë 400 mesazhe kërcënuese në Instagram pas ndeshjes ndaj Liverpool. Futbollisti danez u godit me kokë nga sulmuesi Darëin Nunez dhe mendohet se ishte lojtari i Crystal Palace që provokoi kundërshtarin.

Pas përfundimit të ndeshjes, Andersen ka hyrë në Instagram për të ndarë disa foto, të cilat përfshinin kërcënime me vdekje, nga tifozët e Liverpool.

Ai shkroi: “Kam marrë ndoshta 3-400 nga këto mesazhe mbrëmë. Unë e kuptoj që ju mbështesni një ekip, por kini pak respekt dhe ndaloni së vepruari ashpër në internet”.

U godit me kokë nga Nunez, mbrojtësi i Crystal Palace publikon

E.Ç (Dosja.al)

liverpool nunez

Sondazh

Poll