Sport

Nga asgjëja në një ëndërr, Mazzarri drejt Kupës së Botës në Katar, zbulohet përfaqësuesja që i ka ofruar stolin

Përmbysje sensacionale në karrierën e Walter Mazzarrit, i freskët nga aventura katastrofike në pankinën e Cagliarit, me klubin sard që e shkarkoi në muajin maj pasi humbi 7 nga 8 ndeshjet e fundit.

16 Gusht 2022, 18:21 Nga DOSJA

Nga asgjëja në një ëndërr, Mazzarri drejt Kupës

MAROK- Përmbysje sensacionale në karrierën e Walter Mazzarrit, i freskët nga aventura katastrofike në pankinën e Cagliarit, me klubin sard që e shkarkoi në muajin maj pasi humbi 7 nga 8 ndeshjet e fundit.

Trajneri 60-vjeçar toskan është në fakt në Rabat, kryeqytetin e Marokut, për të negociuar me Federatën e Futbollit vendas për të drejtuar Kombëtaren në funksion të Botërorit të ardhshëm planifikuar në Katar. Maroku shkarkoi Vahid Halilhodzic dhe tani është pa trajner.

Rikthimi në skenë mund të bëhet me stil për trajnerin, karriera e të cilit pas largimit nga Napoli në 2013 nuk pati kënaqësitë që Mazzarri shpresonte kur firmosi fillimisht me Interin, më pas me ëatfordin, në fund me Torinon dhe Cagliarin (të dyja shkarkime dhe dy ndërprerje të parakohshme të kontratës).

Nëse negociatat me kombëtaren e Afrikës së Veriut arrijnë deri në fund, toskani do ta gjente veten në Kupën e Botës në Katar në një grup me Kroacinë, Belgjikën dhe Kanadanë.

E.Ç (Dosja.al)

walter mazzarri inter

Sondazh

Poll