Sport

Lajm i keq për Juventusin, konfirmohet dëmtimi i Di Maria-s! Ja koha e rikuperimit

Di Maria shkëlqeu në ndeshjen e parë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas shënoi dhe asistoi në takimin ndaj Sassuolos, por në minutën e 66' u detyrua të zëvendësohej për shkak të një problemi fizik.

16 Gusht 2022, 15:47 Nga DOSJA

Lajm i keq për Juventusin, konfirmohet dëmtimi i Di Maria-s! Ja koha e

ITALI- Di Maria shkëlqeu në ndeshjen e parë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi argjentinas shënoi dhe asistoi në takimin ndaj Sassuolos, por në minutën e 66' u detyrua të zëvendësohej për shkak të një problemi fizik.

Vetëm një ditë pas ndeshjes, klubi bardhezi ka komunikar se lojtari do të qendrojë jashtë fushave për 10 ditë. Në vetëm pak javë, 'Zonja e Vjetër' ka humbur dy nga lojtarët e merkatos së verës, duke përfshirë Pogba-n dhe argjentinasin. Di Maria do të mungojë në ndeshjet e radhës ndaj Sampdorias dhe Romës.

Mendohet se 'El Fideo' do të kthehet në dispozicion të Allegrit në pjesën e parë të shtatorit. Një mungesë e tillë mund të ndikojë në një përshpejtim në merkaton e Juventusit, me Depay dhe Paredes që po përflitet për një transferim në Torino.

E.Ç (Dosja.al)

di maria juventus

Sondazh

Poll