Politike

"Arben Ahmetaj më hoqi nga puna", denoncimi i mësuesit nga Kavaja: Kam fituar dy gjyqe dhe nuk e njohin vendimin

Ai u shpreh se ka fituar dy gjyqe në lidhje me këtë çështjes dhe ka marrë disa paga por nuk ia njohin vendimin e drejtësisë. 

16 Gusht 2022, 20:48 Nga e.k
"Arben Ahmetaj më hoqi nga puna", denoncimi i mësuesit nga
Bledar Teferiçi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend.

Gjatë fjalës së tij Bledar Teferiçi i cili prej 10 vitesh nga 2009 deri në 2018 ka qenë drejtor i shkollës ‘26 marsi’ tha se Arben Ahmetaj e hoqi nga puna me dy gisht letër për mosplotësim të kritereve të punës por nga ana tjetër është i kualifikuar dhe i certifikuar.

Ai u shpreh se ka fituar dy gjyqe në lidhje me këtë çështjes dhe ka marrë disa paga por nuk ia njohin vendimin e drejtësisë. 

Bledar TeferiçiMë hoqi kur unë kisha 9 vite drejtor. Hidhem në rrugë në mënyrë të çuditshme në 2018, pas sagës së gjatë, peripecive të gjyqësor fitoj, gjykata më dha të drejtën të rikthehem në mënyrë të çuditshme. Për tre muaj rikthehem, me disa paga pagesë, të gjitha kosto e taksapaguesve shqiptarë, në të njëjtën kohë paguhej një drejtoreshë tjetër aty. Largime nga puna që ne fitojmë gjyqe dhe paguhen dy perosna, kosto e taksapaguesve. Edukimi në rrezik për mua është edukimi në një status alerti. Të gjithë ne që merremi me edukimi e arsimin, jemi në rrezik, trysni e presion dhe kështu nuk japim atë që duhet. Saga ime vazhdon që zotërinjtë nuk e njohin rikthimin në punë, nuk e njohin dhënien e pagave dhe më mbajnë për gati 3 vite sorollatje, u desh fitimi i gjyqit të dytë në apel dhe përsëri nuk më kthejnë në punë. Ligjet, gjyqësori dhe asgjë që lidhet me të drejtën e një njeriu nuk pi ujë. U frikësuan nga ‘STOP’-i dhe jo nga gjyqësori.

bledar teferiçi

Sondazh

Poll