Politike

Meta: Zbardha e aferave do të sjellë tronditje të mëdha, bota e ka kuptuar kë kemi kryeministër

Po ashtu ai ka deklaruar se zbardhja e aferave poblike në vend do të sjellë tronditje të mëdha.

16 Gusht 2022, 19:47 Nga I.A
Meta: Zbardha e aferave do të sjellë tronditje të mëdha,
Ilir meta

VLORË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se gjërat në vend do të ndryshojnë shumë shpejt. Gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Vlorë, Meta ka deklaruar se e gjitha bota e ka kuptuar se Shqipëria ka për kryeministër një sharlatan. Po ashtu ai ka deklaruar se zbardhja e aferave poblike në vend do të sjellë tronditje të mëdha.

"Askush nuk rri pa gjumë për fëmijët tanë. Është detyra jonë të ngremë popullin dhe kjo do të ndodhë. Kur bëra thirrjen e 2 marsit bëra vetëm thirrje në Facebook dhe kisha besim se qytetarët do vinin. Ishte ligji për betimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ata donin të betoheshin tek noterët e privatë tek Lana. Kam besim që gjërat do ndryshojnë shumë më shpejt seç mendoni edhe ju. Janë pjekur faktorët. Ky sistem lufton me anti korrupsion e jo me intriga, me përballje direkt. Ndaj edhe zbardha e aferave do të sjellë tronditje të mëdha shumë shpejt. Të paparashikueshme për këdo që ka parasysh se çka ndodhur këto 9 vite. Përfundimisht edhe bota e ka kuptuar se ç’sharlatan është ky kryeministër”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll