Politike

Meta ngre pyetje për Portin e Vlorës: Qeveria është armike e transparencës

Po ashtu Meta e ka cilësuar qeverinë e Ramës si armike të transparencës dhe se ka interes vetëm të vjedhë.

16 Gusht 2022, 20:16 Nga I.A
Meta ngre pyetje për Portin e Vlorës: Qeveria është armike e
Ilir meta

VLORË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i drejtoi disa pyetje qeverisë për projektin e portit të Vlorës. Gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Vlorë, Meta ka kërkuar informacion për financimin dhe afatet e ndërtimit të tij. Po ashtu Meta e ka cilësuar qeverinë e Ramës si armike të transparencës dhe se ka interes vetëm të vjedhë.

“I është statusi i investitorit strategjik. Cila kompani e ka paraqitur? A parashikohet që prona shqiptare të lihet kolateral për marrjen hua në banka? Çfarë masash garantuese janë parashikuar për të ndaluar sekuestrimin nga bankat shqiptare? Sa është financimi i parashikuar i portit të ri në Triport dhe sa është fondi? Do ndërtohet me paratë e buxhetit të shteti apo do të merret një hua tjetër? Dihet që kjo është qeveri armike e transparencës sepse çdo investim serioz nuk duhet t’i fshihet popullit. Interesi i kësaj qeverie është vetëm të vjedhë. Janë bërë shumë investime në Vlorë shumica e të cilave të dështuara si ato rrugët që bie një vesë shi dhe bëhet Vlora si Venecia. Gjithçka bëhet nga Tirana dhe askush nuk mban përgjegjësi”, tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll