Politike

"Nuk na jepni fjalën", mësuesja nga Lezha merr mikrofonin me "forcë", Garo: Nuk është e vërtetë, ndërhyn Berisha

Në debat ka ndërhyrë dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duke i thënë Garos se zonja e tha në mënyrë figurative pjesën që nuk i jepet fjala mësuesve.

16 Gusht 2022, 19:59 Nga e.k
"Nuk na jepni fjalën", mësuesja nga Lezha merr mikrofonin me
Donika Haxhiak

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend.

Gjatë momentit që ekspertja e arsimit po mbaronte fjalën ndodhi një "incident" pas Donika Haxhiaj me profesion mësuese në qytetin e Lezhës "rrëmbeu" mikrofonin dhe pse nuk i ishte dhënë fjala nga drejtuesja e takimit Floriana Garo. 

Ajo u shpreh se të gjithë flasin por vetëm mësuesve nuk u jepet fjala dhe pse ata janë në ballë të sfidave të arsimit. Menjëherë ka ndërhyrë Garo e cila, u shpreh se kjo nuk është e vërtetë pasi fjala i është dhënë të gjithë atyre që e kanë kërkuar. Në debat ka ndërhyrë dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duke i thënë Garos se zonja e tha në mënyrë figurative pjesën që nuk i jepet fjala mësuesve.

PJESË NGA DISKUTIMI

Donika Haxhiaj: Jo në mungesë respekti por desha  të them diçka se desha të ja marr mikrofonin në formë pak të dukshme jo ashtu kot. Ne mësuesit, ne të bazës, ne që bëjmë 24 orë mësimi në javë, që gjithë pasdite korrigjojmë detyrat nuk na i jep njeri mikrofonin, duhet ta marrim. 

Floriana Garo: Më falni nëse mund të perezantoheni.

Donika Haxhiaj: Jam Donika Haxhiaj dhe vij nga Lezha

Florjana Garo: Kjo nuk është e vërtetë, mikrofoni po kërkohet dhe jepet.

Ndërhyn Sali Berisha:  Florjana e ka në mënyrë figurative

donika haxhiaj

Sondazh

Poll