Politike

Mësuesja nga Elbasani: Më hoqën nga puna se mbroja votën e qytetarëve përballë Taulant Ballës

Ajo u shpreh se është  pushuar nga puna pasi ka qenë numëruese e PD për të mbrojtur votën e qytetarëve të Elbasanit përballë Taulant Ballës.

16 Gusht 2022, 19:42 Nga e.k
Mësuesja nga Elbasani: Më hoqën nga puna se mbroja votën e
Danjela Saliaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend.

Gjatë fjalës së saj mësuesja nga Elbasani, Danjela Saliaj hodhi akuza të forta ndaj kreut tgë grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ajo u shpreh se është  pushuar nga puna pasi ka qenë numëruese e PD për të mbrojtur votën e qytetarëve të Elbasanit përballë Taulant Ballës.

Danjela SaliajPas zgjedhjeve të fundit parlamentare isha numëruese në pallatin e sportit me grupin e Taulant Ballës. U desh të mbronim votën e qytetarëve të Elbasanit me bindjen time, sakrificën dhe idealet e mia. Pas asaj ngjarje, më morën në telefon dhe më thanë të paraqitesha në zyrën vendore se kërkohesh nga drejtoria arsimore, më thanë se s'do jesh më mësuese se vendi i punës do të mbyllet. Jo shkolla ku punoj, por vendi im i punës. Fillova me mekanizmat e mia, Luçiano Boçi më ndihmoi shumë duke e bërë çështjen time mediatike. Lanë një nënë dhe dy fëmijë rrugëve jetimë, me idenë se do më gjunjëzonin, por nuk ia arritën qëllimit të tyre

danjela saliaj

Sondazh

Poll