Politike

Takimi i Berishës me ekspertët, Pedagogu: Familjet shpenzojnë 500 mln € për të shkolluar fëmijët jashtë

Gjatë fjalës së tij pedagogu Bardhyl Musai u shpreh se familjet shqiptare shpenzojnë 500 milionë euro për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, para e cila ikën nga Shqipëria dhe sistemi arsimor shqiptar. 

16 Gusht 2022, 19:56 Nga e.k
Takimi i Berishës me ekspertët, Pedagogu: Familjet shpenzojnë 500
Bardhyl Musai

TIRANË: Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend.

Gjatë fjalës së tij pedagogu Bardhyl Musai u shpreh se familjet shqiptare shpenzojnë 500 milionë euro për shkollimin e fëmijëve jashtë vendit, para e cila ikën nga Shqipëria dhe sistemi arsimor shqiptar. 

Bardhyl Musai:Po ikën rinia. 500 mijë kanë ikur vitet e fundit. Kemi një bjerrje të të rinjve. E dini që familjet shqiptare shpenzojnë 500 milionë euro për të shkolluar fëmijët jashtë. Janë 1/8 e buxhetit të shtetit, është 4% e GDP, kur i gjithë investimi në arsim është 2.8% e GDP. Sikur kjo para të qëndrojë në Shqipëri do të kishim lulëzim të arsimit. Po varfërohet Shqipëria se paratë po dalin jashtë, varfërimi më i madh është varfërimi intelektual, po ikën truri. Vetëm vitin e shkuar kanë ikur në emigrim 42 mijë vetë dhe popullsia jonë po tkurret në 2021 krahasuar me 2020, 1.3% minus është rritja natyrore e popullsisë, kemi më shumë vdekje se lindje. Po shkatërrohet sistemi i vlerave, kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.

bardhyl musai

Sondazh

Poll