Politike

Meta: Qeverisja nuk ka vetëm probleme skizofrenie, ne të dallojmë nga të tjerët

Gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Vlorë, Meta ka deklaruar se rruga e qeverisjes Rama është e shkatërrimit dhe e zhdukjes së identitetit të një kombi.  

16 Gusht 2022, 19:55 Nga I.A
Meta: Qeverisja nuk ka vetëm probleme skizofrenie, ne të dallojmë
Ilir meta

VLORË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se qeverisja e Ramës nuk ka vetëm probleme skizofrenie, por të gjitha veprimet që janë bërë janë të qëllimshme. Gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Vlorë, Meta ka deklaruar se rruga e qeverisjes Rama është e shkatërrimit dhe e zhdukjes së identitetit të një kombi.  

"E di që keni pasur shumë pabesi, por gjërat do ndryshojnë totalisht, dhe unë kam një detyrim të fortë ndaj Vlorës, dhe do jem vazhdimisht këtu, do jetë lidhje organike, e besueshme sepse e di që vlonjatët kanë disa cilësi të veçanta, dhe kanë çështje kryesore dinjitetin. Si mundet një shesh që u bë 100 e ca vite më parë, pa folur me njeri ta tjetërsosh? Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me probleme të skizofrenisë, është e qëllimshme të tjetërsohet gjithçka, identitetit, historisë, dhe njerëzit të bëhen materialistë.

Kjo është rruga e shkatërrimit të një kombi, e zhdukjes së identitetit dhe vlerave për të cilat kanë luftuar të parët tanë, por është dhe e grabitjes, porti i Durrësit grabitet, i marrin këta, si puna e inceneratorëve. Ajo që na duhet në Vlorë është një organizim shumë më i mirë, më gjithëpërfshirës, do ketë edhe prurje të reja, dhe heqja socialiste është pozitive në kuptimin e hapjes. Kryesorja për ne, që dallojmë nga të tjerët është referendumi”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll