Politike

Begaj: Vizita ime në Kosovë është mesazh që të jemi më të bashkuar

Ndërkaq lidhur me takimet presidentit shqiptar me liderë të partive politike të Kosovës, me një qasje tjetër krahasuar me paraardhësit e tij,  presidenti Begaj theksoi se Presidenti i Shqipërisë ka një mision kushtetues, ka një betim mbi Kushtetutë për detyrën e tij në lidhje me unitetin kombëtar .

16 Gusht 2022, 20:42 Nga I.A
Begaj: Vizita ime në Kosovë është mesazh që të
Bajram Begaj

KOSOVË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka realizuar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pati takime me liderë shtetërorë, si dhe ata partiakë. Në një intervistë për RTK, Begaj deklaroi se vizita e tij në Kosovë duhet të merret si një mesazh, që të dyja shtetet të jenë sa më të bashkuara. 

"Vizita ime këtu në Shtëpinë e Lidhjes është një mesazh për ne dhe për të ardhmen e komit tonë, që ne duhet të jemi të bashkuar për interesin kombëtar”, theksoi Begaj.

Ndërkaq lidhur me takimet presidentit shqiptar me liderë të partive politike të Kosovës, me një qasje tjetër krahasuar me paraardhësit e tij,  presidenti Begaj theksoi se Presidenti i Shqipërisë ka një mision kushtetues, ka një betim mbi Kushtetutë për detyrën e tij në lidhje me unitetin kombëtar .

“Ardhja ime këtu dhe takimi me të gjithë funksionarët kryesorë të shtetit të Kosovës tregon që ne duhet të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë, në interes dhe në dobi të kombit tonë”, tha Begaj.

bajram begaj

Sondazh

Poll