Politike

Çështja e detit, Meta: Rama avokat i Greqisë, turp të keni ju që keni djegur mandatet

Personi, i cili la të kuptohet se ka qenë ish-deputet, deklaroi se mandatet ata i kanë djegur të gjithë së bashku.    

16 Gusht 2022, 19:25 Nga I.A

Çështja e detit, Meta: Rama avokat i Greqisë, turp të keni

VLORË-  Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe një herë çështjes së djegies së mandateve nga ana e opozitës. Në takimin e tij nga Vlora, Meta u shpreh se çështja e detit me Greqinë do të rikthehet sërish në shtator ndërsa shtoi se Rama qëndron në krah të palës greke për interesat e tij.

“Ballkani i Hapur është një nismë anti-europiane. Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë. Kjo është një çështje tjetër që do hapet prapë në shtator. Është bërë si avokati i palës tjetër. Këtë e bën jo për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë por i interesojnë marrëveshjet që ka bërë për naftën dhe gazin atje. Ka shumë akte të rënda. Të gjitha këto kanë ndodhur sepse nuk ka pasur opozitë. Opozita ishte e korruptuar. Lulzim Basha ishte i blerë. Kjo solli edhe djegien e mandative," tha Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta është 'përplasur' me një person teksa po mbante takimin e strukturat e e PL-së. Teksa ka thënë se të gjithë deputetët e atëhershëm duhet të kenë turp për djegien e mandateve, një person e ka kundërshtuar. Personi, i cili la të kuptohet se ka qenë ish-deputet, deklaroi se mandatet ata i kanë djegur të gjithë së bashku.    

Meta: Trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet. 

Ish-deputeti: Mandatet i kemi djegur të gjithë së bashku.

Meta: Ore trup të kenë të gjithë ata që kanë djegur mandatet, PD-LSI, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasili. Turp të keni.

Ish-deputeti: Absolutisht jo.

Meta: Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Porosia ime është, të shkruar e ka ish kryetarja juaj dhe Petrit Vasili. E provuan ata po unë nuk e lëshova zyrën time.

Ish-deputeti: është momennti që të ndryshojmë. 

Meta: Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë.

ilir meta

Sondazh

Poll