Politike

Berisha takim me mësuesit: Kemi 208 mijë nxënës dhe studentë më pak krahasuar me 9 vite më parë

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati, u shpreh se sot në shkolla kemi 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak se 9 vite më parë.

16 Gusht 2022, 19:25 Nga e.k
Berisha takim me mësuesit: Kemi 208 mijë nxënës dhe
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati, u shpreh se sot në shkolla kemi 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak se 9 vite më parë.

Berisha u shpreh se sot kemi një shpërfillje të figurës së mësuesit dhe misionit të tij pasi kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit.

Sali BerishaNga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje prej 27%. Dhe ju jeni dëshmitarë të gjendjes reale të nxënësve, gjendjes familjare, mes fshatit dhe qytetit, mes të mëkëmburve dhe të varfërve, kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit, me edukimin e nënshtrimit të bazuar në nënshtrim. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesin. 

sali berisha

Sondazh

Poll