Refuzoi të takonte Begajn se nuk i shkoi në seli, Abdixhiku 3 muaj më parë takoi Gjukanoviç-in në hotel dhe Ramën në kafe
Abdixhiku u shpreh se refuzonte ftesën e kreut të shtetit shqiptar pasi ky i fundit e kishte ftuar në selinë e Kuvendit. Ai shprehej se presidenti shqiptar duhet të shkonte në një takim në selinë e LDK-së.
PRISHTINË- Refuzimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për të takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Prishtinë ka ngjallur reagime të forta në të dy vendet.
Abdixhiku u shpreh se refuzonte ftesën e kreut të shtetit shqiptar pasi ky i fundit e kishte ftuar në selinë e Kuvendit. Ai shprehej se presidenti shqiptar duhet të shkonte në një takim në selinë e LDK-së.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni, e ka cilësuar këtë si një akt turpi dhe skandal diplomatik në një status në Facebook.
"Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së”, shprehet Hyseni.
"Kuvendi i Republikës së Kosovës është seli, e përtej selie e çdo partie politike parlamentare në Kosovë", shtoi ai.
Ndërkohë pretendimi i kreut të LDK-së duket se nuk qëndron, pasi vetëm 3 muaj më parë kishte takuar presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq të cilin, e kishte takuar në një hotel në Prishtë. Ndërkohë gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Prishtë, Abdixhiku ka zhvilluar një takim me të në një nga kafet e Prishtës.
Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai ndodhet në ditën e dytë të vizitës së tij në Prishtinë, në vizitën e tij të parë në detyrën e Kreut të Shtetit shqiptar. Begaj është pritur me një ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën zhvilloi dhe një takim "kokë më kokë". Begaj gjithashtu u prit nga kreu i ekzekutivit të Kosovës, Akbin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ndërsa sot në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në Prishtinë Begaj u takua me Komandin e KFORI-t.
Sondazh
Dita e dytë e vizitës zyrtare në Kosovë, Begaj takohet me kreun e PDK-së Memli Krasniqi
Bajram Begaj dhe Memli Krasniqi PRISHTINË- Presidenti Bajram Begaj është takuar ne kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës...
Dita e dytë e vizitës, Begaj takohet me komandatin e KFOR-it dhe me liderët e opozitës, detajet
Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës në Kosovë PRISHTINË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është në dit&...
FOTO/ Rruga e re Palasë-Dhërmi, Rama: Në zonë do të ndërtohen hotele me 5 yje, do zhvillohet turizmi
Pamje nga rruga e re TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto nga aksi Palasë-Dhërmi, k...
Begaj në Kosovë, Presidenca: U zhvilluan takime me drejtues të opozitës shqiptare dhe partitë minoritare
Bajram Begaj KOSOVË- Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti, Bajram Begaj është takuar në ...
Partia e Lirisë, Shehaj: Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi, garanci lë paratë e shqiptarëve
Brisilda Shehj TIRANË- Partia e Lirisë ka bërë publike ditën e sotme denoncime të tjera për inceneratorët. Në ...
'Do nisë operacion gjobash'/ DENONCIMI, Berisha: Qeveria s'ka lekë të paguajë rrogat e pensionet në vjeshtë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike ditën e sotme një denoncim që ka mb&eu...
Vizita 2 ditore në Kosovë/ Begaj refuzon të shkojë në zyrat e tyre, LDK: Keqardhje, jemi të habitur
Bajram Begaj KOSOVË- Vizita dy ditore e presidentit shqiptar, Bajram Begaj në Kosovë është shoqëruar me një pakënaq...
Kinematografia në zi/ Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktori shqiptar Pandi Siku
Pandi Siku TIRANË- Sot është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pan...
Propozimi i Ballës, Boçi: S’je askush për të diskutuar praninë e Berishës në Kuvend
Luçiano Boçi TIRANË- Luçiano Boçi ka reaguar pasi Taulant Balla deklaroi sot se Kuvendi do të adresojë ç&...
Begaj me Kurtin: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me njohje reciproke
Bajram Begaj dhe Albin Kurti KOSOVË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbështetur masat e reciprocitetit që Kosova i ka v&...
