Politike

Dita e dytë e vizitës, Begaj takohet me komandatin e KFOR-it dhe me liderët e opozitës, detajet

Pas takimit me krerët e partive politike, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë, ku dhe është takuar me komandantin e KFOR-it.

16 Gusht 2022, 15:00 Nga e.k
Dita e dytë e vizitës, Begaj takohet me komandatin e KFOR-it dhe me
Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës në Kosovë

PRISHTINË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë në të parën vizitë shtetërore si President.

Bajram Begaj është takuar në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare shqiptare dhe përfaqësues të partive minoritare.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë Begaj nënvizoi se mbështet plotësisht të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në. Sipas tij dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.

Pas takimit me krerët e partive politike, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë, ku dhe është takuar me komandantin e KFOR-it.

bajram begaj ne kosove

Sondazh

Poll