Sport

Futen në fushë me shenja në fytyrë, dhoma e zhveshjes kthehet në ‘ring boksi’ për dy shokët e skuadrës (video)

Një mbrëmje jo e qetë për Boca Juniors. Pas barazimit 0-0 në kampionat me Racing, në skuadrën argjentinase ka shpërthyer një sherr mes Dario Benedetto dhe Carlos Zambrano. Gjithçka nisi pas përfundimit të pjesës së parë.

16 Gusht 2022, 13:19 Nga DOSJA

Futen në fushë me shenja në fytyrë, dhoma e zhveshjes

ARGJENTINË- Një mbrëmje jo e qetë për Boca Juniors. Pas barazimit 0-0 në kampionat me Racing, në skuadrën argjentinase ka shpërthyer një sherr mes Dario Benedetto dhe Carlos Zambrano. Gjithçka nisi pas përfundimit të pjesës së parë.

Duke ecur drejt dhomës së zhveshjes, Benedetto akuzoi Zambranon për mungesë vëmendjeje në mbrojtje: “Nëse e shikojmë topin kur ata krosojnë, do të na shënojnë, ku###. Zgjohu ". Fjalë që padyshim nuk i pëlqyen mbrojtësit peruan, i cili u përgjigj: "Mendo të shënosh dhe mbylle gojën". Përballja erdhi brenda dhomave të zhveshjes së Boca-s, me Benedetton i cili sipas mediave argjentinase ka goditur me grusht në fytyrë shokun e skuadrës. Në fakt Zambrano është rikthyer në fushë me një mollëz mjaft të fryrë, ndërsa vetë sulmuesi kishte një shenjë të qartë në qafë.

Asnjëri nga lojtarët nuk donte të komentonte atë që ndodhi, edhe nëse trajneri Hugo Ibarra konfirmoi diskutimin, duke mbetur sado i paqartë: “E di që ka pasur një përleshje mes dy lojtarëve, Benedetto dhe Zambrano, por nuk di më shumë”, tha ai. “Diskutimet në futboll kanë ekzistuar gjithmonë, janë situata që janë pjesë e lojës”.

E.Ç (Dosja.al)

boca juniors

Sondazh

Poll