Sport

TOLERANCA ZERO! Federata Angleze e Futbollit hap procedim disiplinor për konfliktin fizik të trajnerëve Tuchel-Conte

Të dy trajnerët kanë afat deri të enjten e 18 gushtit për deponimet e tyre përkatëse, thuhet në shënimin e Federatës Angleze të Futbollit

16 Gusht 2022, 06:39 Nga DOSJA

TOLERANCA ZERO! Federata Angleze e Futbollit hap procedim disiplinor për

ANGLI - ‘Toleranca zero’! Federata Angleze e Futbollit futet në mes pas konfliktit fizik mes Antonio Conte dhe Thomas Tuchel, dy trajnerët e Tottenham dhe Chelsea, të cilët në fakt, përpos ndëshkimit me karton të kuq, akuzohen për sjellje të përshtatshme dhe shkelje të rregullit të E3 të FA, pas ndeshjes midis Chelsea dhe Tottenham të dielën.

Vihet re se sjellja e dy teknikëve ishte e papërshtatshme në përfundim të takimit. “Tuchel dhe Conte kanë afat deri të enjten e 18 gushtit për deponimet e tyre përkatëse”, thuhet në shënimin e Federatës Angleze të Futbollit, e cila ka hapur procedurat disiplinore për sjelljen të dy trajnerëve.

Ndërkohë duhet shtuar, se trajneri i ‘bluve’ të Londrës, gjermani Thomas Tuchel ka edhe një dosje hetimore të hapur, lidhur me komentet e tij pas ndeshjes për gjyqtarin Taylor, të cilin jo vetëm e ka akuzuar për gjykim jo të drejtë, por është shprehur se ky arbiter është mire të mos e gjykojë më Chelsean.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll