Sport

Klopp i del situata jashtë kontrollit, Liverpool nuk fiton, "100 milionëshi" katranos gjithçka me veprimin e fundit

Jemi në gusht, vetëm në javën e dytë të Premier League, por Liverpool ka filluar të ketë probleme.

15 Gusht 2022, 23:06 Nga DOSJA

Klopp i del situata jashtë kontrollit, Liverpool nuk fiton, "100

ANGLI- Jemi në gusht, vetëm në javën e dytë të Premier League, por Liverpool ka filluar të ketë probleme. Pas 180 minutave të para, skuadra drejtuar nga Jurgen Klopp ka marrë vetëm dy barazime, pas Fulham me shifrat 2-2, këtë herë në 'Anfield', Liverpool ngec ndaj Crystal Palace me shifrat 1-1.

Zaha do të shënonte për miqtë në minutën e 32' të pjesës së parë. I pafat edhe Liverpool me konkluzionin e Nunez, e djathta e sulmuesit godet shtyllën. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 57', lojtari i blerë për 100 milionë euro do të ndëshkohej me karton të kuq pas një goditjeje me kokë të kundërshtarit.

Edhe pse me 10 lojtarë Liverpool do të barazonte me Luiz Diaz në minutën e 61', duke rihapur një farë shprese për të marrë tre pikë, por vetëm kaq, barazimi i dytë radhazi për Liverpool, që sheh Arsenal e Manchester City-n katër pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool klopp

Sondazh

Poll