Sport

Debutim ëndrrash për Di Marian, por argjentinasi dyshohet se është dëmtuar…

Pas 65 minutash futboll të mrekullueshëm me shumë gola dhe asistime, Angel Di Maria kërkoi zëvendësim, duke lënë përshtypjen e një dëmtimi të mundshëm: gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme.

16 Gusht 2022, 07:18 Nga DOSJA

Debutim ëndrrash për Di Marian, por argjentinasi dyshohet se

ITALI - Debutim ëndrrash për Angel Di Marian me “Zonjën e Vjetër” në Allianz Arena. I përzgjedhur në formacionin titullar nga Allegri në sfidën ndaj Sassuolos (3-0), argjentinasi shënoi një gol spektakolar në minutën e 26-të, pas krosimit të Alex Sandros.

Juventusi kaloi dyfishoi epërsinë në fundin e pjesës së pare, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi nga Vlahovic, ndërkohë që sulmuesi serb gjeti edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Juventusin në minutën e 51-të, i shërbyer nga Di Maria.

Pas 65 minutash futboll të mrekullueshëm me shumë gola dhe asistime, Angel Di Maria kërkoi zëvendësim dhe doli nga fusha. Anësori i Juventusit më pas u ul në pankinë duke lënë përshtypjen e një dëmtimi të mundshëm: gjendja e tij do të vlerësohet në orët e ardhshme.

“Nuk jam i shqetësuar. Nga nesër do të shohim rezultatet e testeve. Fatkeqësisht, këto janë gjëra që ndodhin në ndeshje." Kështu u shpreh Max Allegri për dëmtimin e Di Marias pas ndeshjes kundër Sassuolos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll