Sport

“Po na mallkojnë, kemi shtrigë në shtëpi”! Momenti i keq për Liverpool edhe me dëmtimet, Klopp ngre alarmin

Liverpool vijon startin zhgënjyes në Premier League. “The Reds” u ndalën në një barazim 1-1 me Crystal Palace në sfidën e parë të sezonit në “Anfield”  pavarësisht se u shfaqën dominues në të dyja pjesët e takimit.

16 Gusht 2022, 12:48 Nga DOSJA

“Po na mallkojnë, kemi shtrigë në shtëpi”!

ANGLI- Liverpool vijon startin zhgënjyes në Premier League. “The Reds” u ndalën në një barazim 1-1 me Crystal Palace në sfidën e parë të sezonit në “Anfield”  pavarësisht se u shfaqën dominues në të dyja pjesët e takimit. Jurgen Klopp u shfaq i mërzitur pas ndeshjes, duke filluar nga dëmtimet e Diogo Jota-s dhe Roberto Firmino-s në sulm; Thiago, Alex-Oxlade Chamberlain dhe Curtis Jones në mesfushë; Joel Matip më mbrojtje.

"Ekipi dha gjithçka, duke barazuar edhe me dhjetë lojtarë. Pastaj vjen referenca për magjinë e supozuar që i ndodhi Liverpool-it. "Gjatë javës para ndeshjes gjithçka shkoi keq, dukej si një mallkim ... ishte si të kishe një shtrigë në shtëpi".

Dhe kjo nuk është e gjitha. Klubi anglez do të duhet të bëjnë pa Nunez për ndeshjet e ardhshme kundër Manchester United, Bournemouth dhe Newcastle. "Kishte një provokim, por ishte padyshim një reagim i gabuar - pranoi Klopp - Ai do të mësojë nga ajo që bëri ... fatkeqësisht tani nuk do të luajë tre ndeshje.  Unë do të flas me të. E rishikova veprimin dhe e meritoi atë karton të kuq”.  Përfundoi Klopp.

E.Ç (Dosja.al)

klopp liverpool

Sondazh

Poll