Sport

Manchesteri gjen fajtorin, Ronaldo me valixhe në duar, por kush e zëvendëson...?

Ai padyshim nuk është i lumtur, problemi është nëse e humbasin atë, nuk ka mbetur asgjë për ta zëvendësuar. Unë sinqerisht mendoj se nëse ai largohet dhe ata nuk sjellin zëvendësues, mund ta mbyllin sezonin në gjysëm e dytë të tabelës”.

16 Gusht 2022, 12:53 Nga DOSJA
Manchesteri gjen fajtorin, Ronaldo me valixhe në duar, por kush e

ANGLI - Manchester United mund ta lejojë Cristiano Ronaldon të largohet nga Old Trafford gjatë kësaj periudhe merkatoje, duke nxjerrë në pah edhe një herë se prania e tij në skuadër pa dëshirë po ndikon në moralin në kamp.

Qëndrimi publik i trajnerit Erik ten Hag ka qenë se Ronaldo, 37 vjeçarë, nuk është në shitje dhe është pjesë e planeve të tij.

Humbjet e njëpasnjëshme në Premier League ndaj Brighton dhe Brentford e kanë tronditur keq United-in, dhe padyshim që një pjesë e fajit për situatën aspak pozitive në dhomat e zhveshjes i është vënë Ronaldos.

Portugezi thuhet se është një prezencë negative në klub, vështirë se komunikon me bashkëlojtarët e tij në mensë dhe nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t'u larguar.

Burimet i kanë thënë BBC Sport se kanë frikë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në çështjet aktuale të United derisa Ronaldo të largohet dhe ekziston një besim se pavarësisht largimit të tij nuk do të ketë zëvendësim, por ndoshta do të ndikojë në rritjen e moralit të dhomave të zhveshjes.

Është kjo çështje me të cilën po përballen Ten Hag, shefi ekzekutiv Richard Arnold dhe drejtori i sportiv John Murtough përpara mbylljes së afatit merkatos që është 1 shtatori.

United është në fund të Premier League dhe do të luajë me Liverpool të hënën më 22 gusht.  Duke folur për Sky Sports të hënën, ish-mbrojtësi i United, Gary Neville tha: "Ka një vendim masiv për të marrë për Ronaldon. Ai padyshim nuk është i lumtur, problemi është nëse e humbasin atë, nuk ka mbetur asgjë për ta zëvendësuar. Unë sinqerisht mendoj se nëse ai largohet dhe ata nuk sjellin zëvendësues, mund ta mbyllin sezonin në gjysëm e dytë të tabelës”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i United sezonin e kaluar - dhe i treti në Premier League - por klubi përfundoi i gjashti dhe humbi kualifikimin në Champions League.

Chelsea i dha fund interesimit për lojtarin muajin e kaluar, ndërsa ai ka qenë i lidhur edhe me Bayern Munich dhe Atletico Madrid, por tifozët e Atleticos i kanë kërkuar klubit të tyre që të mos përfshihet në diskutime rreth nënshkrimit të Ronaldos.

B.T (Dosja.al)

#ronado manchester united

Sondazh

Poll