Sport

FIFA pezullon Federatën Indiane për "ndërhyrje të padrejtë nga palët e treta"...

Kupa e Botës për femra U-17 vjeç nuk mund të zhvillohet në atë vend, siç ishte planifikuar...

16 Gusht 2022, 10:13 Nga DOSJA

FIFA pezullon Federatën Indiane për "ndërhyrje të

ZVICER - FIFA ka vendosur unanimisht të hënën të pezullojë Federatën Indiane të Futbollit (AIFF) “me efekt të menjëhershëm” për “ndërhyrje të padrejtë nga palët e treta”, që përbën shkelje të rëndë të statutit të organizatës ndërkombëtare.

“Pezullimi do të hiqet pasi të jetë shfuqizuar urdhëri për krijimin e një komiteti administrues, për të marrë funksionet e komitetit ekzekutiv të AIFF-së dhe administrata e federatës të rifitojë kontrollin e plotë të aktivitetit të saj të përditshëm”,- thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

Për shkak të këtij pezullimi, Kupa e Botës për femra U-17, e cila ishte planifikuar të zhvillohej nga 11 deri më 30 tetor në Indi, nuk do të mund të zhvillohet në atë vend siç ishte planifikuar.

"FIFA do të vazhdojë të vlerësojë masat që do të ndërmerren në lidhje me këtë kompeticion, të cilat do t'i përcillen Byrosë së Këshillit sipas nevojës. Çështja ende mund të zgjidhet me një rezultat pozitiv”, përfundon deklarata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll