Sport

Kreu i Federatës së Ukrainës, nga lufta në Europian: "Këtë po e bëj për vendin tim"…

Yevhen Pronin, i cili tani është në Mynih, ka drejtuar dronë në luftë kundër objektivave ruse: "Nëse nuk i vrasim ata, ata mund të vrasin fëmijët tanë" Yevhen Pronin, i cili tani është në Mynih, ka drejtuar dronë në luftë kundër objektivave ruse: "Nëse nuk i vrasim ata, ata mund të vrasin fëmijët tanë"

16 Gusht 2022, 10:30 Nga DOSJA

Kreu i Federatës së Ukrainës, nga lufta në Europian:

GJERMANI - Këto ditë, Yevhen Pronin ka tregtuar uniformën e tij ushtarake për akreditim. Vetëm gjashtë muaj më parë ai ushtronte profesionin e avokatit dhe atë të drejtuesit sportiv, pasi është president i Federatës së Atletikës të Ukrainës. Por që kur shpërtheu lufta, ai u bashkua me vijën e pare të luftës në vendin e tij për t’u mbrojtur nga pushtimi rus.

Pronin, i cili tani ndodhet në Mynih, si përfaqësues i federatës së vendit të tij, është një nga ushtarët më të kërkuar nga rusët, duke pasur parasysh punën e tij në drejtimin dhe fluturimin e dronëve në javët e fundit.

“Ne hedhim bomba jo vetëm mbi tanket ruse”,- është shprehur ai në media të ndryshme ndërkombëtare. "Ne e bëjmë këtë edhe mbi makinat ruse dhe shtëpitë ku ato ndodhen ata. Kemi dronë me disa bomba të vogla, ndoshta 300 gramë, për shembull. Por disa prej tyre kanë fuqi të madhe."

Pronin po shoqëron sportistët e vendit të tij në Kampionatin Europian, por e di që lufta nuk ka mbaruar. Këtë po e bëj për vendin tim. Nëse nuk i vrasim, ata mund të na vrasin fëmijët, mund të na vrasin ne. Por sigurisht që nuk jam vrasës në jetën reale”.

Ashtu si shumë ukrainas, Pronin iu bashkua ushtrisë menjëherë pas pushtimit. Dhe ajo që dikur ishte argëtuese, fluturimi i dronëve si hobi, është bërë një mënyrë për të mbrojtur vendin e tij.

Ai është shumë mirënjohës për mbështetjen e presidentit Botëror të Atletikës, Seb Coe dhe drejtuesve të 20 federatave të tjera të atletikës, të cilët i kërkuan atij të ofronte ndihmë. "Coe u trondit sepse isha me uniformë ushtarake. Të gjithë më pyetën se si mund të më ndihmonin. Ne i zhvendosëm të gjithë yjet tanë të sportit dhe shumë fëmijë gjithashtu,"- tregon ushtari-president Pronin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll