Sport

Juventus 'shtyp' Sassuolon me Di Maria-Vlahovic, bardhezinjtë tregojnë autoritet në lojë

Juventus nuk gabon në ndeshjen e parë të Serie A. Klubi bardhezi mund Sassuolon me shifrat 3-0 në 'Alianz Stadium'. Një ndeshje e dominuar nga vendasit ku protagonisti kryesor ishte Angel Di Maria.

15 Gusht 2022, 22:28 Nga DOSJA

Juventus 'shtyp' Sassuolon me Di Maria-Vlahovic, bardhezinjtë

ITALI- Juventus nuk gabon në ndeshjen e parë të Serie A. Klubi bardhezi mund Sassuolon me shifrat 3-0 në 'Alianz Stadium'. Një ndeshje e dominuar nga vendasit ku protagonisti kryesor ishte Angel Di Maria.

Sulmuesi argjentinas do të shënonte golin e parë me fanellën bardhezi në minutën e 26', me një goditje ku portieri Consiglio nuk arriti dot të neutralizonte atë tentativë. Para përfundimit të pjesës së parë, Vlahovic do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, do të ishte pikërisht sulmuesi serb që do të shënonte, pas një topi të dhënë nga Angel Di Maria. Juventus tregon dëshirë dhe ide në lojë, duke kënaqur tifozët të cilët ishin të pranishëm në 'Alianz Stadium'.

E.Ç (Dosja.al)

juventus di maria vlahovic

Sondazh

Poll