Sport

Protestat e tifozëve bën efekt, familja Glazers vendos në shitje Man.United, por çmimi i 'kripur' frikëson çdo investitor

Tifozët e Manchester United mund të jenë të dëshpëruar për të parë familjen Glazers të shesin klubin e tyre, por do të duhen shumë para që amerikanët të largohen.

15 Gusht 2022, 22:24 Nga DOSJA

Protestat e tifozëve bën efekt, familja Glazers vendos në shitje

ANGLI- Tifozët e Manchester United mund të jenë të dëshpëruar për të parë familjen Glazers të shesin klubin e tyre, por do të duhen shumë para që amerikanët të largohen.

Tifozët nuk kanë qenë të kënaqur me Glazers që kur ata morën drejtimin e United në maj të vitit 2005. Edhe kur United ishte fitues i Premier League dhe Champions League nën drejtimin e amerikanëve, tifozët ende protestonin kundër politikave në klub.

Gjërat vetëm sa janë përkeqësuar vitet e fundit, rezultatet mungojnë dhe tifozët janë lodhur.Sipas 'The Mirror' familja Glazers ka vendosur në shitje klubin për 4 miliardë paund. Vetë skuadra sigurisht që ka nevojë për një nxitje, pasi ka humbur ndaj Brentford dhe Brighton në dy javët e para të ndeshjeve të sezonit të ri të kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united glazers tifozet

Sondazh

Poll