Sport

Ertjan Kofsha 3 medalje ari, e ardhmja e sigurtë e peshëngritjes shqiptare!...

Përfundon me 6 medalje europiani i moshave në peshëngritje për Shqipërinë. Gjithçka mbyllet me festën e merituar të shtangistit të ri kuqezi në këtë kompeticion, ku Ertjan Kofsha konsiderohet, pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes shqiptare.

15 Gusht 2022, 22:12 Nga DOSJA

Ertjan Kofsha 3 medalje ari, e ardhmja e sigurtë e peshëngritjes

POLONI - Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po mbahet në Raszyn të Polonisë. Talenti shtërmenas, i cili është prodhimi i radhës, i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska, ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.

Kofsha, i cili garoi në peshat 89 kg, realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat. Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

Ertjan Kofsha 3 medalje ari, e ardhmja e sigurtë e peshëngritjes

Gjithçka mbyllet me festën e merituar të peshëngritësit të ri shqiptar në këtë kompeticion, ku Ertjan Kofsha konsiderohet, pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi. Kështu kombëtarja jonë e shtangës e mbylli këtë Kampëionat Europian me gjithsejt 6 medalje, pasi disa ditë më parë, edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll