Sport

VIDEO/ Perla e Alabës ‘shpëton’ Real Madridin në startin e La Liga-s…

Goditja e lirë e ish-lojtarit të Bajernit e çon skuadrën Ancelottit në 2-1 në të dytën në Almeria, ‘Ok’ Valencia dhe Real Sociedad.

15 Gusht 2022, 06:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Perla e Alabës ‘shpëton’ Real Madridin në

SPANJE - Real Madridi, triumfues në Superkupën e Europës, pushtoi edhe ‘Estadio de los Juegos Mediterráneos’, duke mposhtur 2-1 Almerian të sapo promovuar . Nën golin e Ramazanit (6'), ‘los blancos’ gjejnë barazimin në të 61' falë Lucas Vázquez dhe arrijnë të fitojnë ndeshjen startuese të La Ligas, falë një gjuajtje magjike të lirë të Alabas, në të 75'. Mbrojtësi austriak, i cili vetëm një minut më parë kishte hyrë në fushën e blertë, me topin e parë të goditur prej tij fiksoi rezultatin 2-1 për kampionët madrilènë, duke përmbysur Almerian, klubi që fitoi Segunda Division sezonin e kaluar.

Dy ndeshje të tjera të ditës së parë të La Ligës spanjole u zhvilluan këtë të dielë. Valencia e Gattusos , me dhjetë lojtarë (Comert u përjashtua direkt në minutën e 52-të) mundi Girona 1-0 në shtëpi falë penalltisë së Solerit në minutën e 45-të. Ndërsa Real Sociedad ‘pushtoi’ fushën e Cadizit me të njëjtin rezultat: Kubo i dha suksesin ekipit të San Sebastián në minutën e 24-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll