Sport

Conte flet pas sherrit me Tuchel, italiani nuk i kontrolloi dot nervat: Nëse ka një problem...

Barazim 2-2 në derbin e zjarrtë të Londrës mes Chelsea dhe Tottenham, përballje që pati gjithçka brenda saj. Gola të bukur, raste flagrante të humbura dhe tension i madh, në fushë dhe në pankina

14 Gusht 2022, 21:39 Nga DOSJA

Conte flet pas sherrit me Tuchel, italiani nuk i kontrolloi dot nervat:

ANGLI- Barazim 2-2 në derbin e zjarrtë të Londrës mes Chelsea dhe Tottenham, përballje që pati gjithçka brenda saj. Gola të bukur, raste flagrante të humbura dhe tension i madh, në fushë dhe në pankina, aty ku nuk mungoi përplasja e dyfishtë Thomas Tuchel-Antonio Conte. Tekniku ka zgjedhur të mos e komentojë ngjarjen e ndodhur në fund të takimit kundër Chelsea-t.

"Nuk dua ta komentoj situatën, sepse mendoj që kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Nëse ka një problem, është mes tij dhe meje, jo për të tjerët. Fol për ndeshjen, jo për atë situatë. Jemi këtu për të folur për futbollin, jo për situatën mes dy trajnerëve", ka thënë Antonio Conte.

E.Ç (Dosja.al)

conte tottenham tuchel

Sondazh

Poll