Radu nuk i ndahet gafave, pasi i hoqi titullin kampion Interit, portieri i heq pikët ekipit të ri (video)
Pas gafës që bëri me Interin, duke i hequr titullin kampion ekipit zikaltër, Ionut Radu katranos gjithçka.
14 Gusht 2022, 21:00Nga DOSJA
ITALI- Pas gafës që bëri me Interin, duke i hequr titullin kampion ekipit zikaltër, Ionut Radu katranos gjithçka.Në sfidën mes Fiorentinës dhe Cremoneses, vendasit triumfuan me rezultatin 3-2, duke shënuar golin e fitores pikërisht në shtesë dhe pikërisht falë një gafe të tmerrshme të Ionut Radu, i cili duhet thënë se deri atëherë kishte bërë pritje spektakolare.
Një gjuajtje-kros e Mandragorës shkon drejt portës shumë lehtë, por Radu në vend të grushtimit, zgjedh të kërcejë e të zotërojë topin, duke përfunduar në rrjetë bashkë me të. Pas kësaj ndeshjeje, sigurisht që tifozët e Interit mund të ndihen më të qetë, pasi Radu nuk është më pjesë e zikaltërve.