Sport

Tension dhe emocione! Derbi i Londrës Chelsea-Tottenham mbyllet 2-2, përleshje mes Tuchel dhe Contes

Përfundon në barazim 2-2 derbi i zjarrtë i Londrës mes Chelsea-t dhe Tottenham. Një ndeshje ku nuk mungoi tensioni, madje në fund të ndeshjes pati një përleshje mes dy trajnerëve si Thomas Tuchel dhe Antonio Contes.

14 Gusht 2022, 19:51 Nga DOSJA

Tension dhe emocione! Derbi i Londrës Chelsea-Tottenham mbyllet 2-2,

ANGLI-Përfundon në barazim 2-2 derbi i zjarrtë i Londrës mes Chelsea-t dhe Tottenham. Një ndeshje ku nuk mungoi tensioni, madje në fund të ndeshjes pati një përleshje mes dy trajnerëve si Thomas Tuchel dhe Antonio Contes.

Koulibaly në minutën e 19' do të shënonte për Chelsea-n, ndërsa minuta e 68’ solli edhe golin e barazimit. Gjuajtja potente e Pierre-Emile Hojbjerg u ndal në rrjetë, gol që solli tension dhe përplasje në stolat e ekipeve.

SHERRI

Nëntë minuta më vonë Reece James riktheu vendasit në avantazh, ndërsa në fund Kane do të barazonte shifrat.

E.Ç (Dosja.al)

conte tottenham

Sondazh

Poll