Aktualitet

Boriloviç gjeti vdekjen pasi u qëllua me 5 plumba, armën me të cilën kreu masakrën e kishte me leje

Boriloviç e kishte me leje armën e gjahut me të cilën kreu masakrën.

13 Gusht 2022, 14:51 Nga F.M
Boriloviç gjeti vdekjen pasi u qëllua me 5 plumba, armën me
Mali i Zi

MALI I ZI- Autori i masakrës në Mal të Zi Vuko Boriloviç ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar nga një bashkëqytetar nga të paktën 5 plumba. Vijesti shkruan se ekspertët balistikë dhe patologët do të vlerësojnë se me cilat armë është qëlluar Boriloviç dhe cilat plagë kanë qenë fatale.

Boriloviç e kishte me leje armën e gjahut me të cilën kreu masakrën. Ai vrau 10 persona, mes tyre 2 fëmijë si dhe plagosi gjahtë të tjerë. Gjithçka nisi për një borxh që i kishte fqinji. Masakra ndodhi një ditë më parë në Cetinje.

vuko boriloviç

Sondazh

Poll