Aktualitet

E shpëtoi kaska mbrojtëse, tjetër aksident në Divjakë, mjeti përplaset me motoçikleten, plagoset një person

60-vjeçari ka shpëtuar pa dëmtime të rënda pasi e ka mbrojtur kaska mbrojtëse. Ai është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

13 Gusht 2022, 14:29 Nga e.k
E shpëtoi kaska mbrojtëse, tjetër aksident në Divjakë,
Foto ilustruese

DIVJAKË- Divjaka duket se nuk po gjen qetësi ditën e sotme nga aksidentet. Një tjetër aksident ka ndodhur pasi një mjet tip ‘Citroen’ ka përplasur një motoçikletë me të cilin udhëtonte Rexhep Çoku 60 vjeç, banues në fshatin Mucias në Divjakë. 

60-vjeçari ka shpëtuar pa dëmtime të rënda pasi e ka mbrojtur kaska mbrojtëse. Ai është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit qe shkaktoi aksidentin për të zbardhur rrethanat. 

aksidentet rrugore

Sondazh

Poll