Aktualitet

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë shtetas hynë në vend gjatë 24 orëve

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete.

13 Gusht 2022, 14:39 Nga e.k

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, reagon Policia: Rreth 90 mijë

TIRANË- Sezoni turistik ka sjellë një fluks të lartë mjetesh e qytetarësh duke detyruar Policinë e Shtetit të shtojë masat dhe kontrollet.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 90 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 23 400 automjete.

POSTIMI I POLICISË SË SHTETIT

"Në Kakavije dhe në Kapshticë vijon fluksi në hyrje. Deri tani kanë hyrë mbi 23 000 shtetas dhe 7 000 automjete. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve dhe krijimin e lehtësirave ligjore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata. Po në këtë kuadër, drejtuesit e Policisë Kufitare kanë marrë kontakt me homologët e tyre në doganën greke, për të shtuar sportelet, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme. Policia greke ka shtuar sportelet dhe aktualisht po punohet me sportele të shtuara, në të dyja pikat e kalimit kufitar, shqiptare dhe atë greke, në Kakavije dhe në Kapshticë", thuhet në njoftimin e Policisë.

 

policia e shtetit

Sondazh

Poll