Aktualitet

Fluks i lartë hyrjesh në portin e Durrësit, mijëra persona mbërritën paraditen e sotme

E diela pritet të sjellë një tjetër fluks në hyrje të udhëtarëve, kryesisht shqiptarë që jetojnë në Itali, pasi i paraprin festës së Fjetjes së Virgjëreshës Mari ( gjithashtu e njohur si Ferragosto).

13 Gusht 2022, 12:15 Nga k.m.
Fluks i lartë hyrjesh në portin e Durrësit, mijëra persona
Foto ilustruese

DURRËS- Edhe këtë fundjavë vijon fluksi i hyrjeve nga porti i Durrësit. Paraditen e sotme kanë mbërritur me tre tragete të linjës afro 4400 persona dhe 1165 mjete, ndërsa në mbrëmje pritet të mbërrijnë dy tragete të tjera me afro 2500 udhëtarë.

Ndërkaq e diela pritet të sjellë një tjetër fluks në hyrje të udhëtarëve, kryesisht shqiptarë që jetojnë në Itali, pasi i paraprin festës së Fjetjes së Virgjëreshës Mari ( gjithashtu e njohur si Ferragosto). Zakonisht në këtë periudhë, shumë shqiptarë zgjedhin që pushimet t'i kalojnë në Shqipëri, pranë familjeve të tyre.

Por e diela e kaluar shënoi numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në një ditë, rreth 10 mijë persona, ndërsa në korrik përmes kësaj pike kufitare hynë në vend afro 85 mijë persona. Ndërkohë që aktualisht në pikën kufitare të Kavavijës, ashtu siç ndodh rëndom çdo vit, ka sërish radhë kilometrike me makina që presin për të kaluar kufirin. Shkak është bërë mungesa e sporteleve nga pala greke. 

porti i durresit durres

Sondazh

Poll